Historiku

Viti Vendi organizator Fituesi Finaliste
1960 Francë Bashkimi Sovjetik 4 skuadra
1964 Spanjë Spanja 4 skuadra
1968 Itali Italia 4 skuadra
1964 Spanjë Spanja 4 skuadra
1972 Belgjikë Gjermania 4 skuadra
1976 Jugosllavi Çekosllovakia 4 skuadra
1980 Itali Gjermania 8 skuadra
1984 Francë Franca 8 skuadra
1988 Gjermani Hollanda 8 skuadra
1992 Suedi Danimarka 8 skuadra
1996 Angli Gjermania 16 skuadra
2000 Hollandë – Belgjikë Franca 16 skuadra
2004 Portugali Greqia 16 skuadra
2008 Austri – Zvicër Spanja 16 skuadra
2012 Poloni – Ukrainë Spanja 16 skuadra
2016 Francë 24 skuadra

Kampionati Europian
Historia e aktivitetit të kontinentit

Kampionati Europian, ose përballja e kontinentit, është një nga ngjarjet futbollistike më të rëndësishme të futbollit europian dhe botëror. Kjo, për disa arsye. Së pari, futbolli ka lindur në këtë kontinent. Pikërisht në Europë, luhet edhe futbolli cilësor sa i takon aktiviteteve të përvitshme të klubeve, në skuadrat e të cilëve militojnë lojtarët më të mirë të botës. Për shkak të rritjes së cilësisë së lojës dhe zhvillimit të futbollit në Europë, Kampionati Europian ka ardhur duke e rritur peshën e tij, duke u bërë gjithnjë e më i rëndësishëm si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo e marketingut gjë që faktohet nga shifrat e shumëfishuara. Nga një trofe modest me pjesëmarrjen e katër skuadrave, në vitin 1960, tashmë ai do të ketë në Francë 2016, plot 24 skuadra finaliste. Një shifër rekord kjo. Nëpërmjet një lundrimi të shpejtë, në historinë e Kampionateve Europiane, synojmë të sjellim tek lexuesi një atmosferë e cila do të na shoqërojë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, kur me kërshëri do ta ndjekim plot emocion sepse për herë të parë në një ngjarje të tillë, do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Trofeu dhe medaljet e Europianit
Trofeu “Henri Delaynay”, të cilin përfiton ekipi fitues i Kampionatit Europian, është një kupë që mban emrin e ideatorit të organizimit të këti aktiviteti, ish-Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s (i pari), i cili vdiq vite përpara se të niste aktiviteti. Trofeu është krijuar nga djali i tij Pierre. Ai jepet një herë në katër vjet, me të drejtë kthimi në turneun e ardhshëm, sigurisht pasi fituesit kanë bërë një kopje të tij. Për Kampionatin Europian të vitit 2008, trofeu është rimodeluar dhe zmadhuar, për shkak se ishte i zbehur në raport me trofetë e tjera të UEFA-s si Europa Championas League, UEFA Europa League etj. Trofeu i ri, është bërë nga një material argjend i pastër. Bazamenti i tij i vjetër prej mermeri, është zëvendësuar me atë më të zgjeruar prej argjendi, në mënyrë që të ishte sa më i qëndrueshëm. Dikur, emrat e fituesve të kësaj kupe gdhendeshin në bazamentin e vjetër prej mermeri, ndërkohë që tani në trofeun e ri ata, shënohen në anën e pasme të trofeut.
Lojtarëve dhe trajnerëve të ekipit finalist dhe kampion të kontinentit, u jepen medalje ari dhe argjendi. Ekipi finalist që humbet merr një pllakë. Në edicionin e vitit 2012, UEFA ka vendosur që të japë medalje bronzi për dy humbësit e gjysëmfinaleve (Gjermaninë dhe Portugalinë), megjithëse nuk ka patur finale të vogël për vendin e tretë dhe të katërt. “Finalja e vogël”, është zhvilluar vetëm në gjashtë kampionatet e para. Pas Euro ’80, të luajtur në Itali, nuk është organizuar më, finalja për vendin e tretë dhe të katërt.

Ndryshimet në format të aktivitetit
Deri në vitin 1980, në finalet e Kampionatit Europian garonin vetëm katër skuadra. Nga Europiani i Italisë deri në vitin 1996, në fazën finale merrnin pjesë 8 skuadra. Për shkak të zhvillimeve të reja të fillimit të viteve ’90, (pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë u krijuan shumë Federata të tjera). Për herë të parë, në fazën finale të Europianit të vitit 1996, që u organizua në Angli, morën pjesë 16 skuadra. Pas tri dekadash, në Europianin e vitit 2016, që do të zhvillohet në Francë, do të marrin pjesë për herë të parë 24 skuadra, në fazën finale.
Vendimi për zgjerimin e Kampionatit Europian të vitit 2016, është marrë përpara fillimit të Europianit të vitit 2008. Në atë kohë një vendim i tillë, është kundërshtuar nga dy federata të mëdha, si ajo e Gjermanisë dhe Anglisë. Por pavarësisht kësaj, u arrit marrëveshja për zgjerimin e formatit. Cilësia e lartë që prodhuan finalet e kampionatit të vitit 2008, që u organizua njëkohësisht në Zvicër dhe Austri, tregoi se vendimi për zgjerimin e formatit ishte i drejtë. Gjatë finaleve të dy Europianëve të fundit, cilësia e lojës është rritur mjaft dhe krahas skuadrave të mëdha ose klasike të futbollit në kontinent, janë shfaqur edhe shumë ekipe të tjera, të cilat e kanë rritur mjaft cilësinë në lojës së tyre. Fakti, që në Europianin e ardhshëm të Francës, do të marrin pjesë disa skuadra, që përfaqësojnë vende të vogla, e vërteton këtë. Tashmë Islanda, Shqipëria, Uellsi etj, janë një realitet i futbollit në kontinent dhe sigurisht një risi, për kampionatin e ri. Sot, në ndeshjet eliminatore, me përjashtim të San Marinos dhe Gjibraltarit, të gjitha skuadrat e tjera, janë të afta të prodhojnë surpriza edhe pse quhen Luksemburg, Ishujt Faroe apo Lihtenshtejn. Dhe kjo tregon zhvillimin e madh të lojës së futbollit.

Organizimi në më shumë se një vend
Dëshira e madhe për të organizuar Kampionatin Europian, bënte që shumë vende të hidhnin kandidaturat e tyre për të marrë përsipër një gjë të tillë. Pikërisht në fillimin e shekullit të ri, për herë të parë një Kampionat Europian, do të organizohej në dy vende njëkohësisht. Ai ishte Europiani i vitit 2000, i cili për herë të parë u organizua në Belgjikë dhe Hollandë. Sistemi organizohet në mënyrë të tillë, që ndeshja e hapjes zhvillohet në një vend dhe finalja në vendin tjetër. Një edicion më pas, Europiani ju kthye traditës duke u zhvilluar vetëm në një vend Portugali. Por menjëherë, dy kampionatet pasardhës, u organizuan në dy vende njëkohësisht. Në vitin 2008 në Zvicër dhe Austri, ndërsa katër vjet më pas, në Poloni dhe Ukrainë. Pavarësisht, se me këtë mënyrë organizimi (sidomos në Europianin e fundit), u vunë re disa probleme që kishin lidhje me lëvizjen e sportistëve dhe sidomos të medias dhe tifozëve, përsëri kjo formë është pëlqyer mjaft dhe është konsideruar si e sukseshme. Vërejtjet për vështirësitë në udhëtim, për shkak të hapësirave të mëdha të të dyja vendeve si Polonisë ashtu edhe Ukrainës, nuk u morën parasysh. Përkundrazi, pas rikthimit në formulën klasike të organizimit në një vend të vetëm, siç do të ndodhë në Francë 2016, është vendosur që Europiani i ardhshëm i vitit 2020, do të zhvillohet në disa vende së bashku për ti dhënë këtij aktiviteti një formë gjithëpërfshirëse dhe duke u parë si një mundësi për të kënaqur sa më shumë vendeve. Pavarësisht përgatitjes paraprake të ofertave për të pritur Europianin e vitit 2020 të bëra nga Turqia, treshja Republika e Irlandës – Uells – Skoci dhe dyshja Azerbajxhan – Gjeorgji, në dhjetor të vitit 2012 u mor vendimi për ndryshimin e formulës. Turneu europian i futbollit, do të zhvillohet në 13 vende europiane, si asnjëherë tjetër. Ky është edhe ndryshimi i fundit strukturor që i është bërë organizimit të Kampionatit Europian.

Numra pikantë të Europianëve:

1. Europiani i parë i futbollit, është fituar nga Bashkimi Sovjetik. E veçantë, nuk ka qenë fitorja e sovjetikëve, se sa simboli i tyre, që ndryshe nga shumë ekipe të asaj kohe dhe të sotmet nuk ishte një sulmues por një…portier. Lev Jashin, fama e të cilit kapërceu shpejt jo thjesht sipërfaqen e 1/6 së botës (sa ishte Bashkimi Sovjetik) apo atë të botës komuniste. Jashin u bë i njohur dhe popullor në të gjithë botën. Jo rastësisht ai u nderua me “Topin e Artë”, duke qenë i vetmi portier në historinë e futbollit, që ka merituar një trofe të tillë.
2. Në Europianin e tretë, ka ndodhur një gjë e papërsëritshme. Greqia u eliminua në turin e parë për shkak se nuk pranoi të luante kundër Shqipërisë (justifikimi kishte lidhje me Ligjin absurd të Luftës me Shqipërinë).
3. Në Europianin e tretë, e veçanta tjetër, kishte lidhje me finalen e trofeut, të cilin e diskutuan Italia dhe Jugosllavia. Për të shpallur fituesin, për herë të parë dhe të vetme janë luajtur dy ndeshje finale. E para, përfundoi në barazim edhe pas kohës shtesë dhe UEFA vendosi që pas dy ditësh të luhej përsëri. Në finalen tjetër, kampione u shpall Italia e cila fitoi 2-0.
4. Finalja e Europianit të vitit 1976, ka qenë e para e cila ka kërkuar goditjen e 11 metërshave. Gjermania që vinte në këtë aktivitet, si mbajtëse në fuqi e trofeut europian në vitin 1972 dhe Kampione e Botës në vitin 1974, luante kundër Çekosllovakisë. Për të përcaktuar këtë të fundit fituese, pas një serie 11-metërshash, për gjermanët humb penallti Uli Hënes dhe shënon me një mënyrë ekzekutimi përfekte Panenka. Goditja e tij, ka hyrë në historinë e futbollit.
5. Europiani i vitit 1988, i fituar nga Hollanda, ishte i fundit për UEFA-n me pak anëtarë. Tre vjet më pas, do të niste proçesi i shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë, një proçes i cili do të krijonte shumë shtete të tjera dhe rrjedhimisht edhe Federata e ekipe kombëtare të reja. Sot numri i tyre është 54.
6. Europiani i vitit 1992 u fitua nga Danimarka e cila mundi në finale Gjermaninë. E gjithë aventura e danezëve, ngjan si një histori hirusheje. Danezët nuk ishin kualifikuar për në finale dhe po shijonin të lumtur pushimet e tyre në plazh. Por një vendim i shpejtë i UEFAs, i kthen ata në fushat e stërvitjes dhe lojës. Jugosllavia për shkak të politikave të saj luftënxitëse (pas pak do të shpërbëhej), ishte përjashtuashtuar nga pjesëmarrja në aktivitet. Vendin e saj do ta zinte pikërisht Danimarka. E cila, jashtë çdo parashikimi i shkoi deri në fund aktivitetit, duke e fituar me meritë atë. Askush, mund të parashikonte diçka të tillë.
7. Për herë të parë në Europianin anglez të vitit 1996, u aplikua “vrastari” Golden Gol. Pra rregulli, që përcaktonte se fituesi i një ndeshjeje me kohë shtesë do të ishte ai që shënonte gol. Pas këtij momenti, ndeshja ndërpritej. Gjermania luajti në finale kundër Republikës Çeke. Një finale që dukej sikur përsëritej pas 20 vjetësh, me ndryshimet e mëdha që kishin pësuar të dy vendet. Gjermania e bashkuar nuk ishte më RF Gjermane dhe Republika Çeke e ndarë, nuk ishte më Çekosllovakia. Gjermanët fituan me “Golden Gol” të shënuar nga Bierhof.
8. Europiani i shekullit të ri fitohet nga Franca. Në vitin 2000, ai u organizua në dy vende njëkohësisht. Në finale u përballën Italia dhe Franca dhe për herë të parë për të përcaktuar fituesen u desh koha shtesë. Në çastet e fundit italianët kryesonin 1-0 por Franca barazoi. Për të shpallur fituesin u desh koha shtesë. Francezët shënuan përsëri dhe ndeshja u ndërpre. Në fuqi ishte “Golden Goli” vrasës. Ai nuk aplikua më, në aktivitetet e tjera.
9. Mes shumë polemikash, katër vjet më pas Europiani do të organizohej në Potugali. Vendi i vogël, triumfoi mbi Spanjën, që ishte edhe kandidatja kryesore për të organizuar një aktivitet të përmasave të tilla. Dhe Portugalia, e nisi fushatën europiane, me synimin që të mos ishte thjesht organizatore dhe mikpritëse e mirë por të synonte pse jo dhe titullin. Gjithçka shkoi mirë për vendasit deri në finale, kur përballën me Greqinë. Skuadra e vogël e vendit ballkanik, bëri çudinë duke mundur vendasit 1-0 dhe duke u shpallur Kampione e Europës. Përpara fillimit të Kampionatit, fitorja e Greqisë në Europian kuotohej me 150-1.
10. Dy Kampionatet e fundit, të viteve 2008 dhe 20012, janë zhvilluar sipas formulës së organizmit në dy vende. I pari në Austri-Zvicër dhe i dyti në Poloni – Ukrainë. E veçanta e tyre ishte se në të dyja kampionatet, fituese u shpall Spanja. Në këtë mënyrë, ekipi spanjoll u bë skuadra e parë në historinë e Europianëve, që e fiton titullin dy herë radhazi. Madje, duke fituar në vitin 2010 edhe titullin Kampion Bote.

 

EURO 2016 Fakte dhe Shifra

Kampionati UEFA EURO renditet i treti , për sa i përket rëndesisë ekonomike globale për evenimentet sportive. Të parat vijnë Lojrat Olimpike , dhe e dyta rradhitet Kupa e Botës FIFA.

24 skuadra

Nuk ka patur kurrë më parë kaq skuadra që i janë bashkuar fazës finale të EURO 2016. Me këtë zgjerim Michel Platini falenderoi ekipet e kombeve të vogla , për mbështetjen që i dhanë në zgjedhjet e fundit. Për ironi , ai do të mungojë në ketë kompeticion , pas pezullimit të tij nga FIFA.

51 ndeshje

Për shkak të zgjerimit me 24 skuadra , do të luhen 20 ndeshje më shumë se sa 4 vjet më parë. Kampionati Europian i Polonise përfundoi me 31 ndeshje të luajtura.

27 milion Euro

Kjo është shuma që përfiton ekipi fitues. 3.5 milion më shumë se sa në Poloni 2012. 300 milion Euro do tu shpërndahen 24 ekipeve pjesëmarrëse. Cdo pjesëmarrës do të përfidojë nga 8 milion euro. 1 milion euro për cdo fitore , dhe 1.5 milion nëse kalon fazën e 1/16.

6.500 vullnetarë

Vullnetarët e EURO 2019 janë marrë nga 145 vende të ndryshme. 64% meshkuj dhe 36% femra do të bëhen pjesë e spektaklit më të rëndësishëm në Europë.

6 finale

Ekipi Gjerman ka dalë 6 herë në finalen e Kampionatit Europian. Ata kanë fituar kampionatin në 1972

(3:0 kundër Bashkimit Sovjetik), në 1980 ( 2:1 kundër Belgjikës) dhe në 1996 (2-1 pas ‘’Golden Goal’’ kundër Republikës Ceke). Ata kanë humbur finalen në 1976 ( 3:5 në gjuajtjet e penalltive kundër Republikës Ceke ) në 1992 ( 0:2 kundër Danimarkës) dhë në 2008 (0:1 kundër Spanjës) në Vienë.

4,686 milion Euro

Kjo është shuma e madhe e investimeve që janë shpenzuar për Kampionatin Europian. 1.7 miliard janë investuar në infrastrukturën futbollistike , më së shumti në modernizimin e stadiumeve. Stadiumet e Lilës , Lionit , Bordosë dhe Nisë-s janë ndërtuar krejtësisht nga fillimi.

7,93 milion ndjekës në Facebook

522.000 ndjekës në Twitter.

18 muaj

Adidas shpenzoi një vit e gjysmë për topin zyrtar të EURO 2016. Ai quhet ‘Le Beau Jeu’’ ( Loja e Bukur) , dhe baza është marrë nga ‘’Brazuca’’ ( topi zyrtar I Kupës së Botës 2014). Adidas punoi për të përmirësuar prekjen dhe cilësinë e fluturimit . Gareth Bale , lojtari i Uellsit , ishte në krye të ekipit të ekspertëve.

2,508.500 vende

Përgjatë 31 ditëve të Kampionatit Europian , më shumë se 2.5 milion vizitorë mund ti ndjekin ndeshjet live në stadiumet Franceze. Megjithatë , prenotimet kanë arritur në shifrën 95%.

842 milion euro do të shpenzohen , 593 milion nga tifozët e ekipeve pjesëmarrëse. Sipas qëndrës Centre de Droit et d’Économie du Sports“ (CDES) ( Qëndra për drejtësi ekonomike në sport) cdo I huaj pritet të shpenzojë rreth 500 euro.

9 gola

Me 9 gola ka qenë rezultati më i lartë në një ndeshje të Kampionatit Europian. Ishte gjysmë finalja e vitit 1960 , ku Jugosllavia fitoi 5:4 kundër Francës. 40 vjet më vonë Jugosllavia humb me rezultatin më të thellë 1:6 kurdër Hollandës në cerek-finale.

16 ndeshje

Lojtari francez LiLian Thuram and lojtari hollandez Edwin van der Sar kanë luajtur 16 ndeshje në Kampionatet Europiane. Asnjë lojtar tjetër nuk ka luajtur kaq shumë ndeshje. Thuram dhe van der Sar kanë marrë pjesë në Kampionatet e 1996, 2000, 2004 dhe 2008.

895€

Kjo është shuma e biletës zyrtare më të shtrenjtë për finalet e EURO 2016. Cmimi më I ulët shkon deri në 25 euro , për ndeshjet e grupeve.

107.790 njerëz

Votuan për anketën e maskotës zyrtare. 48.8% përzgjodhën fituesin ‘’Super Victor’’ një fubollist I vogël me numrin 16 , me një veshje blu të shoqëruar nga një pelerinë e kuqe dhe një buzëqeshje rrezatuese.

67 sekonda

Nuk ka ndodhur ndonjëherë të shënohet gol në minutën e parë. Goli më I shpejtë ka ardhur pas 67 sekondash lojë, në 2004 , nga lojtari rus Dimitri Kiritschenko , shënuar ndaj Greqisë , që më pas do të shpallej kampione.

4 debutuese

Shqipëria , Islanda , Irlanda e Veriut dhe Sllovakia marrin pjesë për herë të parë në një Kampionat Europian. Edhe Austria dhe Ukraina janë kualifikuar për herë të parë. Austria ishte pjesëmarrëse në 2008 kurse Ukraina në 2012 , por si vende organizatore.

552 lojtarë.

Cdo skuadër , nga 24 skuadrat pjesëmarrëse përbëhet nga 23 lojtarë , që të gjithë bashkë bëjnë 552 lojtarë.

1.700 persona

Në gjysmë finale e vitit 1972 , në ndeshjen Bashkimi Sovjetik – Hungari , vetëm 1.700 përsona e ndoqën ndeshjen në stadiumin e Brukselit.

Numri më I madh I personave që kanë ndjekur një ndeshje është 125.000 , në gjysmë finalen e vitit 1964 në Madrid , në ndeshjen Spanjë-Hungari. Spanjë fitoi 2-1 në kohën shtesë.

3 kartonë të kuq

Në gjysmë -finalen e vitit 1976 , kartoni I kuq është nxjerrë tre herë gjatë ndeshjes , që ështe dhe maksimumi në historinë e kampionateve Europiane. Të parin e merr Jaroslav Pollak I Republikës Ceke, dhe 2 për lojtarët e Hollandës (Johan Neeskens dhe Ëillem van Hanegem).

18 ndeshje

Në 1960 Bashkimi Sovjetik duhet të luante vetëm 4 ndeshje për tu shpallur kampion Europe. Në 2012 Spanja duhet të bënte më shumë përpjekje : pas 12 ndeshjeve të fazës eliminatore , duhet të luanin dhe 6 ndeshje në EURO 2012 zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë. Në 5 ndeshje ato nuk pësuan asnjë gol.