Kaçe në një ditë të keqe me PAOK
Sfida e mesjavës mes PAOK-ut dhe AEK-ut, në sfidën e parë në fazën play-off, u mbyll me tension, ndërsa selanikasit fituan 2-1.
Protagonistë të sherrit në fund të takimit ishin Ergys Kaçe dhe portugezi i AEK-ut Helder Barbosa.
Nuk është e qartë arsyeja e sherrit, por dy lojtarët nisën të grindeshin ashpër dhe mediat greke, teksa në sherr u përfshinë lojtarë e pjesëtarë të stafeve nga të dy krahët.
Pasi amullisë, arbitri i ndeshjes shënoi në protokollin e ndeshjes karton të kuq për të dy futbollistët, që do të mungojnë në ndeshjet e radhës, por rrezikojnë një dënim edhe më të gjatë (3 ndeshje).