Kombëtarja mbërrin në Perros Guirec
Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka zbritur sot në aeroportin e Brestit në orën 12.40. Ndryshe nga të gjitha udhëtimet e tjera ekipi nuk zbriti në aeroportin e Lanionit. Kjo për shkak të motit të keq, që është i pranishëm në zonën e Bretanjës. Me të zbritur në Brest, skuadra ka qëndruar për rreth 50 minuta në një sallë të përgatitur enkas për të. Më pas ka mbërritur autokolona me mjetet e transportit dhe skuadra është nisur drejt Perros Guirec. Rreth orës 15.00 është kthyer në rezidencën e saj në hotel L’ Agapa. Ajo do të zhvillojë stërvitjen e ditës në orën 18.00.