Kombëtarja, miqësorja tjetër me Katarin
Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj. Në kuadrin e përgatitjeve për finalet e Europianit Francë 2016, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i rradhës do të jetë Katari. Takimi do të luhet përsëri në Austri më datë 29 maj. Qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenberg.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë. Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje, pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare, në ditët në vazhdim.