Kombëtarja stërvitet në stadiumin e Bergamos
Ka zhvilluar stërvitjen e fundit ekipi kombëtar shqiptar, në prag të ndeshjes kundër Ukrainës, që do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri”, në orën 20.30. Stërvitja e kombëtares, ka filluar në orën 19.00 dhe pjekur atë ka patur një interesim të madh të mediave të rëndësihme italiane. Pas ushtrimeve fizike dhe disa lojrave të improvizuara aty dhe të zhvilluara me dëshirë, stërvitja është mbyllur për mediat e pranishme. Më pas trajneri De Biazi, ka improvizuar lojë me skuadrën në zona të ngushta, duke evidentuar edhe ndonjë zgjedhje për formacionin e ditës së nesërme. Pas 75 minutash të plota, stërvitja është mbyllur. Nesër, skuadra do të luajë miqësoren e fundit, kundër Ukrainës, përpara nisjes për në Francë.