Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të jetë nesër në orën 17.00, për një vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienës, për të parë nga afër armët e Heroit Kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kjo vizitë është planifikuar muaj më parë, si një pjesë e rëndësihme dhe simbolike e agjendës së skuadrës tonë kombëtare. Drejtuesit, stafi dhe e gjithë skuadra, do të kenë mundësi të shikojnë nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilat janë të ekspozuara atje.
Nisur nga interesi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë të kombëtares, për të qenë pranë saj dhe për të takuar futbollistët, zyra e shtypit e Federatës Shqiptare të Futbollit së futbollit njofton, se kombëtarja do të jetë në Vjenë në Muzeun e Artit, rreth orës 17.00. Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të shohin apo takojnë futbollistët e kombëtares, njoftohen se hyrja dhe dalja e skuadrës do të bëhet në “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”.