Sot kombëtarja ka zhvilluar vetëm një stërvitje. Ekipi i drejtuar nga trajneri Giovanni De Biasi, është stërvitur në fushën e kompleksit sportive Yves . Kjo është stërvitja e parë dhe e vetmja, përpara ndeshjes kundër Rumanisë, që zhvillohet në Perros Guirec ku Shqipëria po përgatitet prej 11 ditësh në finaletfinalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. I vetmi që ka zhvilluar stërvitje të diferencuar ka qenë Memushaj, i cili kryesisht ka zhvilluar ushtrime dhe sprinte të lehta por nga stafi mjekësor konfirmohet, se nuk ka shqetësime serioze. Futbollistët u stërvitën fillimisht me disa sprinte të lehta dhe vrapime rreth fushës. Kjo nxemje ka zgjatur për rreth 10 minuta. Më pas stërvitja ka vazhduar për rreth 20 minuta me ushtrime aerobike, streçing etj. Në pjesën e dytë të stërvitjes skuadra ka provuar disa skema dhe variante taktike që me shumë gjasa mund të përdoren edhe në ndeshjen e tretë në grup kundër Rumanisë. Nesër ekipi kombëtar do të udhëtojë drejt Lionit dhe pasdite do të kryejë stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e ditës