Kombëtarja mbërrin sot në Tiranë
Do të mbërrijë sot në Tiranë, kombëtarja shqiptare e futbollit. Ajo mori pjesë në finalet e Kampionatit Europian Francë 2016. Kombëtarja do të lerë Perros Guirec dhe do të niset për në aeroportin e Lanionit. Atje atë e pret avioni çarter me të cilin do të udhëtojë drejt Tiranës. Nga aeroporti i Rinasit delegacioni i kombëtares do të bëjë ndalesën e parë, në Bashkinë e Tiranës. Më pas skuadra do të shkojë në Ministrinë e Jashtme dhe pastaj do të pritet në Kryeministri. Në orën 19.00 skuadra do të dalë në Fanzonën e kryeqytetit në sheshin “Nënë Tereza”, për tu përshëndetur me tifozët.