Konferenca para ndeshjes, flasin De Biasi dhe Agolli

Trajneri Gianni De Biassi dhe futbollisti Ansi Agolli, kane dale ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes me Francen, ne sallen e konferencave te stadiumit “Vellodrome” te Marsejes. Fillimisht ka folur futbollisti dhe me pas trajneri. Kjo sepse Ansi do te shkonte menjehere ne stervitje. Pyetjes ne lidhje me te qenit kapiten ne ndeshjen kunder Frances, ai i eshte pergjigjur: “Eshte nje kenaqesi shume e madhe dhe nje pergjegjesi shume e madhe. Te perfaqesosh 10.000 shqiptare nuk eshte e lehte”- tha ai ne fillim te konferences. Me pas Agolli u shpreh: “Per ne nuk eshte e rendesishme se me cilin formacion do te luaje Franca. Ne jemi pergatitur per te dhene me te miren tone. Franca mbetet nje skuader me kualitete. Cfaredo zgjedhjesh qe te beje, perseri eshte nje ekip shume i forte. Mendoj se nuk eshte vetem Pogba tek Franca. Sulmuesit anesore pershembull jane te shkelqyer dhe neser do te kemi shume pune”- tha nder te tjera Ansi Agolli ne konferencen per shyp. Pastaj perballe gazetareve doli trajneri Gianni De Biasi. “Kemi perballuar per nje ore nje skuader qe ne renditjen e FIFAs eshte perpara nesh. Kemi hedhur ne ere tre mundesi te shkelqyera qe mund ta kthenin rezultatin e lojes. Ne vjen keq per rezultatin dhe jo per paraqitjen qe beme”,- theksoi nder te tjera trajneri De Biasi ne lidhje me ndeshjen me Zvicren. Ndersa sa i takon ndeshjes se neserme drejtuesi i pankines kuqezi theksoi: “Kuptohet ata na njohin mire dhe nuk mendoj se do te na nenvletesojme. Jane nje skuader e madhe dhe kane shume kualitete. Kushdo prej ketyre kualiteteve ne fushen e lojes mun te na vere ne veshtiresi”- tha ai ne lidhje me pyetjen se mos Franca do ta nenvletesoje Shqiperine,neser. “Sa i takon kualiteteve Franca eshte nje vend i madh me shume kualitete dhe histori futbolli. Por cdo skuader ka menyren e saj te te luajturit. Dhe ne do te perpiqemi te tregojme vlerat tona me te mira. Jemi te ndergjegjshem, se rezultati nuk mund te arrihet pa dhene maksimumin. Per kete arsye duhet te ruajme perqendrimin dhe te jemi sa me konkrete si perpara portes ashtu edhe ne veprimet mbrojtes”-theksoi nder te tjera trajneri i Shqiperise, ne konferencen per shtyp perpara ndeshjes trajneri Gianni De Biasi.