Migjen Basha dhe Ergys Kaçe kanë qenë sot në konferencën për shtyp të rradhës të organizuar në kompleksin sportiv në Perros Guirec. I pari ka folur Migjen Basha: “Edhe pse kam luajtur per skuadrat e moshave te Zvicres, endrra ime ka qene te luaj per kombetaren Shqiptare, fakti qe kam luajtur per moshat e Zvicres i perket se shkuares dhe per mua kjo nuk me rendesi dhe jam i fokusuar vetem tek Shqiperia. Nuk ka rendesi nese jam nje zgjedhje e pare apo e dyte, ne jemi ketu per te ndihmuar skuadren dhe kete gje do ta bej sa here te me kerkohet ng trajneri”.
Ndërkohë Ergys Kaçe, eshte shprehur:” I njoh te tre kundershtaret qe kemi ne grup dhe mendoj se te treja jane skuadra te forta, por edhe ne jemi nje skuader e forte gje te cilen e kemi treguar edhe ne te shkuaren dhe nese ne bejme lojen tone mund tja dalim, pasi ne futboll nuk fiton gjithmone kuadra me e forte apo skuadra me e madhe, por skuadra qe luan ne grup dhe qe eshte e bashkuar”-tha ndër të tjera Kaçe.