FC Zurich tashmë është me një këmbë në kategorinë e dytë. Skuadra ku aktivizohet mesfushori shqiptar, Burim Kukeli, nuk luajti për shkak të një dëmtimi të lehtë në fundjavë. Superliga zvicerane është drejt finishit, pasi kanë mbetur edhe dy javë. Zurich renditet i fundit dhe ka grumbulluar vetëm 30 pikë në 34 javë kampionat (një mesatare me pak më shumë se 1 pikë për ndeshje). Vaduzi dhe Sadiku ka fituar ndaj Grasshoper.
Te Vaduzi luajtën shqiptarët Armando Sadiku, titullar dhe Albion Avdijaj nga minuta e 75-të, i cili u ndëshkua me karton të verdhë. Vaduz renditet në vend të tetë me 35 pikë, kurse Grashoppers është i katërti me 49 pikë. Ndërkaq, te Basel u paraqit shqiptari Naser Aliji, i cili luajti tërë takimin dhe në minutën e 84-të është ndëshkuar me karton të verdhë.