Lindur më : 7 Dhjetor 1986 (29 vjec) Vlorë , Shqipëri
Gjatësia : 1,75 m
Pesha: 70 kg
Ekipi : Pescara
Roli : mesfushor
Këmba e preferuar : e djathta
Intervista
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Isha shumë I emocionuar për këtë fakt , ishte një ndjenje e fortë. Po pres me padurim që të fillojë ky kampionat.
- Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike ?
Pjesëmarrja një Kampionatin e parë Europian për vendin tonë më bën shumë krenar. Do të luftojmë me shpirt për forcë për të shkuar në finale.
- Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Fillova të luaj në moshën 9 vjecare, gjithmonë I thjeshtë , luaja për qejf. Por kur u rrita qejfi u kthye në profesion.
- Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Do tu them të bëjnë atë që kam bërë dhe unë : të kënaqën duke luajtur me topin dhe me lojtarët e tjerë. Por në të njëjtën kohë të japin më të mirën, të punojnë fort dhe gjithmonë të besojnë tek fitorja.
- Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Shpresoj të jap një performancë të lart, së bashku me ekipin dhe ta përfundojmë këtë turne duke luajtur në finale.
- Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Sigurisht që Shqipëria (qesh)