Lila dhe Bala: Nuk dorëzohemi, duam të qëndrojmë!

Sot, në konferencën e rradhës për shtyp kanë dalë dy futbollistët e skuadrës kombëtare të Shqipërisë Andi Lila dhe Bekim Balaj. I pari, është aktivizuar në formacionin bazë në ndeshjen kundër Francës, ndërsa I dyti, ka qenë i gatshëm për tu provuar në fushën e lojës por dëmtimi i detyruar i Ajetit, e ka detyruar stafin që të ndryshonte mendim në çastin e fundit. Të dy futbollistët kanë qenë në unison sa i takon ndeshjes me Rumaninë, pasnesër. “Kemi qenë të pafat n dy ndeshjet e para dhe mund të merrnim më tepër. Por nuk do të dorëzohemi kurrë. Të gjithë kemi dëshirën që të qëndrojmë sa më gjatë në Europian”-theksuan të dy futbollistët në përgjigjet e tyre në konferencën e dytë për shtyp, pas ndeshjes me Francën të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Vellodrome”, të Marsejës.I pari ka folur Lila, për të cilin emocionet kanë qenë të mëdha në ndeshjen me Francën: “Edhe pse nuk kemi marrë asnjë fitore prej kaq shumë vitesh ndaj Rumanisë, unë besoj se ne i kemi mundesitë ta bëjmë këtë gjë në ndeshjen e të dieles. Jam i bindur se këtë herë gjërat do të shkojnë në favor te Shqiperisë”-shprehu otimizmin e tij futbollisti prej vitesh kontribuan ë skuadrën kombëtare. I pyetur për zëvendësimin në ndeshjen me Francën futbollisti u përgjigj: “Edhe pse u zëvendësova në ndeshjen me Francën, nuk dua ta komentoj këtë moment. Ishte një zgjidhje taktike e trajnerit. Jo vetëm unë por askush nuk ka të drejtë të komentojë vendimet e tij. Unë jam gati, ti shërbej skuadrës, kurdoherë duke dhënë maksimumin në fushën e lojës, sa herë që skuadra të ketë nevojë”- theksoi mes të tjerave futbollisti i kombëtares Andi Lila. Më pas pyetjet e gazetarëve janë fokusuar tek sulmuesi Bekim Bala, I cili ende nuk ka patur mundësi që të marrë minutat e tij në këto finale. Kampionati Europian, është një experiencë e jashtëzakonshme dhe të gjithë kemi mësuar shumë prej tij. Dëshira ime për të luajtur, ka qeëe e madhe”-u shpreh me sinqeritet sulmuesi shkodran. Më pas ai shprehu hapur dhe pa ekuivok mendimin e tij në lidhje me aktivizimin:”Minialisht kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Shpresoj se dhe une do të kem mundesinë të provoj të luajë ndonjë minutë. Por edhe nese nuk ndodh kjo, nuk do te jem aspak i zhgënjyer. Pasi nuk mund të flitet për zhgënjim kur je pjesë e skuadrës kombëtare në Kampionatin Europian” – përfundoi përgjigjen e tij sulmuesi i skuadrës kombëtare, Bekim Bala.