Ndalesa e radhës e Kombëtares ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku futbollistët kuqezi kryen procedurat për pajisjen me pasaportë diplomatike. Gjatë ceremonisë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili kuqezinjtë si ambasadorët më të shkëlqyer të Shqipërisë në botë.
“Ju arritët të bënit atë që politika po ka vështirësi ta bëjë, realizuat një përfaqësimi të denjë të ngjyrave kombëtare. Ju keni dëshmuar se jeni ambasadorët tanë në botë. Në këtë kontekst dëshirojë t’ju falënderoj dhe të ju them se ju nuk ishit vetëm dhe s’do jeni kurrë vetëm”, – tha Bushati.
Lorik Cana falënderoi kryediplomatin Bushati dhe theksoi se ndihet krenar për arritjen e bërë. Ai tha se kuqezinjtë kanë dhënë maksimumin dhe në mëndje kanë pasur vetëm ngjyrat kuqezi.
“Urojmë që të vijojmë të japim një shembull të mirë në botën e sportit. Uroj që kombëtarja të shkruajë faqe të tjera të suksesshme”, tha kapiteni i kombëtares.