Dy futbollistët e skuadrës kombëtare të Shqipërisë Blerim Kukeli dhe Frederik Veseli, kanë mbërritur mbrëmë vonë në hotelin Rezidencë të skuadrës tonë kombëtare. Futbollistët, të cilët një ditë më parë morën pjesë në finalen e Kupës së Zvicrës, kanë udhëtuar për në drejtim të Vjenës me avion. Më pas, ata kanë vazhduar udhëtimin me makinë, për të përshkruar 140 kilometrat, që ndajnë kryeqytetin austriak me Bad Ëaltersdorfin. Kukeli i cili është dëmtuar në finalen e Kupës së Zvicrës, i është nënshtruar kontrollit mjeksor nga ana e stafit të ekipit kombëtar. Konkluzioni është që futbollisti është dëmtuar gjatë një përplasjeje por rikuperimi i tij, është plotësisht i mundur. Lojtari do të jetë në gjendje që të bashkohet në stërvitje me grupin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit De Biasi për fushatën e finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016”.
Sonte në mbrëmje me skuadrën do të bbashkohet edhe Ergys Kaçe, i cili është futbollisti i fundit, në listën prej 27 lojtarësh, që trajneri Gianni De Biasi, deklaroi në konferencën për shtyp organizuar në Tiranë më 21 maj.