Mediat vendase e kane percjelle dje, mberritjen e kombetares italiane te futbollit ketu ne Bergamo. Stadicionet e rendesishme si RAI Sport dhe SKY Sport, kanë përcjellë dje në mbrëmje kronika, intervista dhe reportazhe për kombëtaren shqiptare të futbollit. Edhe televizionet lokale, gjithashtu kanë bërë të njëjtën gjë në edicionet e tyre informative dje në mbrëmje. Ndërkohë stërvitja e fundit në stadium është ndjekur edhe nga televizioni zyrtar zviceran. Sot paradite, në hotelin “Winter Garden”, kanë mbërritur të tjerë gazetarë italianë, të cilët kanë intervistuar presidentin Duka dhe trajnerin De Biasi.
Nesër paradite, agjencia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press, do të jetë në rezidencën e kombëtares, për një reportazh në lidhje me kombëtaren shqiptare. Janë programuar edhe intervista me drejtues tw skuadrws. Ndërkohë vazhdojnë edhe kërkesat për intervista dhe akreditime nw stërvitje pas dates 5 qershor, kur kombëtarja do të jetë në Francë.