Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të përcjellin me interesim të madh përgatitjet e Shqipërisë për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Në zyrën e shtypit, mbërrijnë çdo ditë kërkesa nga ana e mediave të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kërkojnë të intervistojnë futbollistë të ndryshëm, trajnerin De Biasi presidentin Duka apo për të kryer reportazhe të ndryshme. Kështu sot në kampion e stërvitjes kanë mbërritur fotoreporterë dhe gazetarë të “Frankfurter Allgemenie Zeitung”, për një reportazh. Po kështu për një kronikë të zgjeruar kanë qenë në kampin kuqezi, edhe një grup i televizionit shtetëror të Austrisë ORF. Shërbimi i tyre është transmetuar në mbëmje në edicionet informative sportive. Po kështu sot edhe Marcus Brutsch i “Buck en Sontag”, ka shkruar një reportazh të gjatë për kombëtaren shqiptare, e cila është shoqëruar edhe me intervista.
Nga mediat shqiptare, i atashuar pranë ekipit është një grup i “Supersportit”, i cili çdo ditë përgatit kronika, intervista dhe reportazhe dhe transmeton direkt konferencën për shtyp dhe pjesë nga seancat stërvitore.
Mediat ndërkombëtare, vazhdon interesimi