Memushaj do të luajë për Peskarën
Lojtari më i rëndësishëm i klubit të Serisë B në Itali Peskarës, Ledian Memushaj është larguar për tek skuadra e tij, e cila do të luajë nesër ndeshjen e playoff-it për tu ngjitur në Serinë A. Ndryshe nga shokët e tij të skuadrës, të cilët do të kenë mundësinë pë tu relaksuar në 30 orët e ardhëshme, brenda të cilave, trajneri De Biasi i ka lënë të lirë futbollistët, Memushaj do të jetë krah shokëve të tij të skuadrës. Ai do të luajë në mrëmje dhe menjëherë pas ndeshjes do të kthehet në Bergamo për tu bashkuar meekipin. Dëshira e tij për të qenë pranë klubit në një ndeshje deçiziive për skuadrën eshtë miratuar nga trajneri De Biasi, duke qenë se ka përkuar edhe me ditën e relaksit për skuadrën kombëtare.