Mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj dhe Peskara ngjiten në vend të tretë në kampionatin e Serisë B. Mesfushori shqiptar ishte përcaktues në fitoren 4-0 që arriti skuadra e Masimo Oddos përballë Virtus Lançianos. Me një gol dhe një asist, Memushaj u shfaq si një kapiten i vërtetë në fushën e lojës duke udhëhequr Pescarën drejt arritjes së objektivit sezonal. Për të ngritur peshë të pranishmit në stadiumin “Adriatico” mendoi Memushaj që pasoi saktë për Zampanon i cili realizoi edhe golin e dytë. Në minutën e 63-të, 29-vjeçari la shenjën e tij në këtë ndeshje duke kthyer në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Ky ishte goli i 11-të për Memushaj në këtë sezon me fanellën e Peskarës. Skuadra e Masimo Odos vulosi në 4-0 rezultatin pak përpara fundit me uruguaianin Torriera. Me këtë fitore Peskara u ngjit në vendin e 3-të të Serisë B, në kuotën e 68 pikëve, pozicion ky që e kualifikon automatikisht në raundin e dytë të fazës play-off.
Memushaj gol, Peskara në play-off