Profil i shkurter i Kapitenit te Kombetares
Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka lindur më 27 korrik 1983 në qytetin e Prishtinës dhe aktualisht luan me klubin e Nantes në League 1, Francë. Qysh i vogël ai së bashku me familjen braktisën Kosovën për shkak të luftës për të emigruar drejt Zvicrës. Futbollin e ka pasur pasion që në moshë të hershme, teksa në adoleshencë (viti 1997) filloi të luante për ekipin zviceran Lausanne Sport. Kur luante me këtë skuadër ai arriti të tërhiqte vëmendjen e drejtuesve të klubit francez, Paris Saint-Germain, me të cilët do të firmoste kontratë në vitin 2000. Ai e nisi karrierën e tij duke luajtur si mesfushor mbrojtës.
Një detaj interesant i karrierës së Canës është ftesa që pati për një provë nga skuadra angleze Arsenal në moshën 16-vjeçare, por nuk mundi dot të bashkohej me “topçinjtë”, sepse iu mohua viza britanike. Te Paris Saint-Germain, ai kaloi pesë vite karrierë. Cana bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2003, dhe qysh atë herë, ai u kthye në një pikë kyçe për parisienët duke luajtur në total 108 ndeshje. Me PSG-në që fitoi edhe Kupën e Francës.
Në fillim të sezonit 2005-06, Lorik Cana do të largohej gjatë verës nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar tek Olimpique Marseille. Në këtë skuadër ai ka kaluar një nga periudhat më të bukura të karrierës, ndërsa në vitin 2007 u bë dhe kapiten i marsejezëve. Gjatë katër sezoneve në këtë skuadër (2005-2009) Cana regjistroi 122 ndeshje dhe 6 gola të shënuar.
Më fund të korrikut të 2009-s, kapiteni kuqezi kaloi te Sunderland në Premier League-n angleze, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare. Menjëherë, Cana mori shiritin e kapitenit, ndërkohë që u bë lojtari i parë shqiptar që luan në ligën elitare angleze. Me Sunderland ai koleksionoi 31 paraqitje.
Pas vetëm një viti, në korrik të viti 2010, Cana do të ndryshonte sërish ambient për t’u transferuar te klubi i njohur turk, Galatasaray, duke firmosur një kontratë 4-vjeçare. Në klubin turk futbollisti prishtinas do të kthehej në një nga të preferuarit e tifozëve për të shkak të grintës që shfaqte çdo herë në fushën e lojës. Cana luajti 24 ndeshje me Galatasaray dhe shënoi një gol.
Aventura në futbollin turk zgjati vetëm një viti pasi në korrik të 2011-s, Lorik Cana do të ndryshonte sërish skuadër për të kaluar në Serie A te Lazio. Cana bëri debutimin e tij në Itali më 21 shtator 2011 në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Cesena-s, ku hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 87-të. Kapiteni kuqezi shënoi golin e parë me Lazion më 10 dhjetor 2011 në fitoren 3–2 kundër Lecce-s, pasi ai hyri në fushë në pjesën e dytë. Te skuadra kryeqytetase Cana kaloi katër sezone dhe luajti në 82 takime, duke shënuar edhe 4 gola. Gjatë verës së vitit të kaluar Cana u largua nga Lazio për t’u rikthyer në kampionatin francez, këtë herë me FC Nantes.
Sa i përket karrierës me Kombëtaren, Lorik Cana u ftua të bëhej pjesë e kuqezinjve në qershor të vitit 2003 nga ish-trajneri Hans Peter Briegel. Ai debutoi në moshën 19-vjeçare me fanelёn kuqezi në ndeshjen ndaj Zvicrës, e vlefshme për Grupin 10 të eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2004. Sa për statistikë takimi përfundoi me fitoren 3-2 të zviceranëve. Që nga ajo kohë Cana ka qenë pjesë e përhershme e Kombëtares, duke qenë një pikë referimi për kuqezinjtë dhe më pas edhe kapiten i përfaqësueses. Kapiteni ka luajtur si asnjë tjetër 86 ndeshje me fanellën kuqezi, duke qenë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares shqiptare.
Intervistë eksluzive me Kapitenin e Kombetares, 23 maj 2016
Urime për performancën historike : pjesëmarrja e pare për Shqipërinë në finalet e Europianit! Kur e realizuat këtë arritje historike për vendin tuaj? Kush ishin emocionet e para pas arritjes së kualifikimit?
Ndjesinë e pata në momentin kur ra bilbili. E kam ëndërruar dhe imagjinuar këtë moment për shumë kohë. E dija se do të ndodhte , në momentin kur fillova të luaj me ekipin në 2003. E dija se cfare domethenie do të kishte për mua dhe të gjithë kombin shqiptar.
Ju mbërritët në Francë pas vendit të dytë në grup pas Portugalisë. Kush ishin arsyet qe ekipi luajti kaq mire në ndeshjet kualifikuese?
Ne filluam ta ndërtonimi ekipin 4 vjet më parë , e nisëm me fushatën e parë të sjelljes së lojtarëve të rinj , me Kupën e Botës. Kjo ishte arsyeja pse ishte kaq e lehtë në kualifikueset e Kampionatit Europian , sepse e kishim eksperiencën të gjithë së bashku , and mund ta fillonim në të njëjtën mënyrë. Ishim shumë me fat që bëmë një nisje të tillë : Fituam ndeshjen e parë kundër Portugalisë. Forca dhe besimi u rritën direkt , dhe pas kesaj ndeshjeje kishim dhe mbështetjen e tifozëve tanë.
A pësoi rritje ekipi , në mënyrë kolektive ?
Po , sigurisht , eksperienca jonë rritej ndeshje pas ndeshjeje dhe marrdhëniet tona kaluan nga shokë të mirë skuadre në vllazëri.
Kjo është ajo që tregojmë në fushën e lojës, ndihma për njëri-tjetrin.
Giovanni de Biasi është trajneri i kombëtares nga viti 2011. Që atëherë përformaca e ekipit tregon një përmirësim të dukëshëm. Kush janë arsyet e këtij suksesi?
Ju keni luajtur për klube të famshme , si psh: Lazio dhe Paris Saint-Germain – dhe keni fituar me të dyja ekipet Kupat Kombëtare. Për momentin keni kontratë me FC Nantes. Ju njihni shumë trajnerë , kush është avantazhi më i madh i Gianni-t ?
Gianni është një trajner shumë i mirë , dhe me eksperienca të jashtzakonshme. Përvec personalitetit të tij fitues , shkolla italiane është shumë e mirë , për mos të thënë më e mirë në botë. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer me shqiptarët, dhe shumë shpejt u bë një nga ne. Gianni mori forcën dhe aspektet e mira të mentalitetit dhe aftësive të Shqiptarëve , një përzierje shumë e mirë , për të arritur rezultate. Ai di ti përdorë themelet e ekipit , është shumë i mirë dhe i zgjuar sa për ta ngjitur ekipin nga fundi , në krye.
Ju jeni ndër mbrojtësit më të mirë në Europë. Gjithmonë e keni parapëlqyer këtë pozicion?
Unë e nisa si sulmues deri në moshën 13 vjecare , dhe kam shënuar shumë gola. Më pas më pëlqeu roli i mesfushorit , përpara mbrojtësve. Isha në mes të fushës , si peshku në ujë , përpara dhe prapa në të njëjtën kohë. Duhej të ishe i zgjuar dhe i fuqishëm , me lojën përpara teje. Mua më pëlqen te luaj në pozicione të ndryshme. Tani tek Nantes luaj si mbrojtës. Unë duhet të jap shërbimet e mia për ekipin , të jem i aftë ta nis dhe ta ndërtoj lojën. Me pak fjalë , lojtar kyc.
Në moshën 20 vjecare ju u nominuat për ‘‘sulmuesi më i mirë‘‘ në Shqipëri në 2003. Ju keni festuar shumë arritje. Kush është këshilla që do ju jëpni të rinjve?
Ndiqni pasionin! Përpiquni të merrni cdo gje nga sporti që realisht ju jep shumë: gëzim dhe kënaqësi! Nuk është shumë e rëndësishme të bëheni profesionist. Shijojeni lojën dhe marrdhëniet me shokët e ekipit. Futbolli ju përmirëson mendjen , për të qënë të lumtur dhe të shëndetshëm.
Cfarë mund të arrijë Shqipëria në Francë 2016?
Vetëm Zoti e di !
Ne jemi të aftë të zhvillojmë një turne të shkëlqyer. Ne kemi dëshirën e madhe për të arritur dicka të rëndësishme , dicka shumë të mirë për vendin tonë , për popullin tonë. Duam ti tregojmë të gjithëve atë që na solli në Francë, ishte dicka historike për ne , kualifikimi. Ne duam të bëjmë më shumë , të rritemi më mirë. Ne kemi kundërshtarë shumë të fortë në grup , do përpiqemi me të gjitha kualitetet për të përparuar më tej.
Ku e shikoni futbollin shqiptar pas 10 vitesh ? Cfarë mund të bëjë më fitojë më tepër Shqipëria?
Ne po shohim shumë talente shqiptarë që po rriten, në të gjithë Europën. Ne duhet të përmirësojmë kushtët dhe ambjentet. Kualitetet e njerëzve janë të shkëlqyera , dhe besoj se mund të arrijmë shumë. Ne duam tu japim shpresë të rinjve që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri , në mënyrë që të kenë shance të njëjta me shqiptarët që jetojnë në Zvicër ose gjekundi tjetër. Nëse e arrijmë këtë , mund të përmirësohemi më shumë.
Kush janë qëllimet tuaja personale në futboll?
1. Dua të fitoj Kampionatin Europian 2016 , edhe pse e di që është qëllimi më i vështirë i karrierës time.
2. Ndonëse pjesa më e madhe e karrierës time është prapa krahëve, ndihem i gëzuar që kam përpara eksperiencën më të madhe timen.
3. Pas Kampionatit Europian , do të dëshiroja të kisha mundësinë të provoja një eksperiencë jashtë Europës.
Ju keni nënshtetësinë Shqiptare dhe Franceze. Me zemër ndiheni më shumë Shqiptar apo Francez?
Në zemër ndihem gjithmonë shqiptar , Jam krenar që jam Shqiptar! Është e vërtetë që kam dhe nënshtetësinë franceze , Franca u bë një shtëpi e dytë për mua dhe familjen time.
Ju falenderoj për intervistën. Një pyetje të fundit: Cilin vend në Shqipëri do tju rekomandoje shokëve të ekipit të Nantes ?