Franca
Trajneri : Didier Deschamps
Lindur më : 15 Tetor 1968 (48 vjeç), në Bayonne, Frankreich
Gjatësia : 1,69 m
Pesha: 71 kg
Bashkëshortja : Claude Deschamps
Fëmijët : Dylan Deschamps
Roli : Mesfushor/ Mbrojtës
Përgjatë karrierës së tij aktive , Deschamps është cilësuar si një nga meshfushorët difensivë më të mirë në Europë.
Didier Deschamps e fillo karrierën e tij mjaft herët , tek Aviron Bayonnais. Ai ishte akoma në shkollë kur zbuluesi e talenteve të FC Nantes zbuluan aftësitë e tij. Ato e kontraktuan qe në moshën 15 vjeçare , dhe 2 vjet më pas ai ishte pjesë e ekipit dhe luante në ligën më të lartë franceze . Pas 4 vitesh ai transferohet tek Olimpik Marsejë dhe fiton Ligën Franceze në 1991 dhe 1992. Ai ishte pjesë e ekipit të vetëm francez , që fitoi për here të parë Ligën e Kampioneve në 1993.
Në 1994 , transferohet tek Juventus , dhe fiton 3 here Kampionatin Italian , 1 herë Kupën e Italisë dhe 2 herë Superkupën e Italisë. Ndërkohë fiton për herë të dytë Ligën e Kampioneve në 1996. Ai gjithashtu u bë pjesë e Kampionatit Anglez , kur u transfeuar tek ekipi i Celsit , për dy vjet. Ai e përfundoi karrierën aktive si futbollit në 2001, tek ekipi i Valencias.
Didier Deschamps ishte pjesë fikse e Kombëtares Franceze , duke shënuar 103 pjesëmarrje. Ai ishte kapiteni i ekipit që fitoi Kupën e Botën në 1998 , në Francë , në finalen e fituar 3:0 , kundër Brazilit.
Ishte diçka e veçantë për të , të merrte trofeun e Kupës së Botës , në vendit e tij , të dorëzuar nga Presidenti Jacques Chirac. Dy vjet më pas ato fituan dhe Kampionatin Europain , të zhvilluar në Belgjikë dhe Hollandë. Menjëherë pas këtij turneu , ai e mbylli kapitullin me ekipin kombëtar.
Menjëherë pas përfundimit të karrierës si futbollist , ai emërohet si trajner i As Monako , në 2001, dhe po atë vit , mbërrin në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Porto-s. Në 2003 , ai zgjidhet si trajneri i vitit. Pas një periudhe të gjatë nën drejtimin e Juventusit , e më pas të Olimpik Marsejë, në 2012 zëvendëson Laurent Blanc në krye të ekipit kombëtar të Francës.
Sukseset e Deschamps….
Si lojtar , në disa klube të rëndësishme
* Liga e Kampioneve : 1992/93, 1995/96
* Weltpokal : 1996
* Superkupa e Europës : 1996
* Kampionati Francez : 1991/92
* Kampionati Italian : 1994/95, 1996/97, 1997/98
* Kupa e Italisë: 1994/95
* Superkupa e Italisë : 1995, 1997
* Kupa e Anglisë : 1999/2000
* FA Community Shield : 2000
Si lojtar i kombëtares së Francës
* Kupa e Botës : 1998
* Kampionati Europian : 2000
Si trajner
* Finalja e Ligës së Kampioneve: 2003/04 (AS Monako)
* Fitues i Kampionatit Italian 2006/2007 (Juventus)
* Fitues i Ligacup 2003 (me As Monako) , 2010, 2011,2012(me Olimpik Marsejë)
* Kampionati Francez :2009/10
* Superkupa Franceze : 2010, 2011 ( me Olimpik Marsejë)
Të tjera
* Futbollisti i vitit në Francë , 1996
* Trajneri i viti në Francë , 2003, 2010
Intervista:
‚‚Vendi juaj ka fituar dy finale Europiani , në 1984 dhe 2000. Cfarë nënkupton një titull i tretë , sidomos kur luani në shtëpi?
Kjo do të tregojë se futbolli francez po punon në drejtimin e duhur , dhe që vazhdon të formojë dhe stërvisë lojtarë shumë të mirë … që do të sjellin suksese të bukura për klubet e mëdha Europiane. Shumë mendojën se kjo do të jetë e dëmshme për kampionantin francez , por besoj se ekipi kombëtar do të përfitojë nga ky progres i shpejtë.
Në raudin e parë , do të ndesheni kundër Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju kundërshtari më i fortë?
Grupi është shumë homogjen, dhe analistët e vendosin Francën si favoritë , duke qënë dhe vend organizator. Por ne kemi respekt të jashtzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh , që ndeshjen e hapjes e luajmë kundër një ekipi të vështirë dhe kurajoz , sic është Rumania!
Cfarë pritshmërish keni nga Shqipëria ?
Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për ti zgjidhur problemet që kishim , gjatë ndeshjeve kualifikuese , kundër ekipit të Shqipërisë ( barazim në Rennes , humbje në Tiranë). Këtu ka të bëjë dhe fati , nëse një ekip merr 5 nga 6 pikët e mundshme , në vetëm 2 ndeshje. Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë.
„Kë nga lojtarët njihni më mirë ?
Ne e kemi studiur mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë , kështu që i dimë karakteristikat e tyre , forcën e tyrë , dhe në raste kur ka , dobësinë e tyre.
Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori , në Kampionatin Europian.
Ai ka bërë një punë të shkëlqyer , dhe nuk e them për ti bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti keto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për tu përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah , një trajner të mirë !
Parashikimi juaj : Kush do të kurorëzohet Kampion Europe ?
Unë nuk bëj asnjëherë parashikime… por të gjithë e dinë se mund të jenë 5 ose 6 skuadra që do thë kenë shancet më të mëdha për ta gjetur veten në finale.
„