
Nesër mbërrijnë Kukeli dhe Veseli
Do të plotësohet edhe më organika e skuadrës kombëtare shqiptare. Nesër më datë 29 maj, do të mbërrijnë në Austri për tu vënë nën urdhrat e trajnerit De Biasi, dy futbollistë të tjerë. Blerim Kukeli dhe Frederik Veseli mbërrijnë nesër në hotel Falkeistein. Kjo për shkak se futbollistët do të luajnë sot për Kupen e Zvicrës. Ndërkohë më datë 30 maj, vjen edhe Ergys Kaçe, skuadra e të cilit është duke luajtur në fazen playoff.