Paolo Tramezzani u lind më 30 Korrik 1970 , Castelnovo ne’Monti , në Emilia. Ai e nisi karrierën e tij një ekipin Italian të Prato , dhe gjithashtu luajti për Cosenza, Lucchese, Inter Milan , Venezia , Cesena dhe Piacenza , përpara se të transferohej tek Tottenham Hotspur në verën e 1998, kur ekipin e drejtonte Christian Gross. Megjithëse shënon që në ndeshjen debutuese kudër Peterborough United , periudha e tij tek Spurs ishte e shkurtër. Ai transferohet tek Pistoese në Itali, për 400,000 paund. Më pas ai rikthehet tek Piacenza dhe e mbyll karrierën e tij tek Atalanta. Roli i tij ishte mbrojtës. Për momentin është zëvendës trajneri i Shqipërisë, ekip që drejtohet nga Gianni De Biasi.
Si ju gjeti Gianni de Biasi ?
Ne e nisëm aventurën së bashku , e dinim që në fillim që duhet të punonim bashkë si një ekip. Ne ishim shokë , por nuk kishim punuar bashkë më përpara.
Përse zgjodhët të drejtoni ekipin e Shqipërisë? Cfarë ju motivoi për të pranuar?
Nuk e njihja ekipin shqiptar më përpara. Ishte Gianni ai që më motivoi të fillonim këtë aventurë së bashku. Isha i interesuar për të punuar me të , me këtë ekip të ri , dhe meqë ishte hera e parë si zëvendës trajner , më tërhoqi kjo sfidë.
Ju jeni në drejtimin e Shqipërisë që në 2011. Kur mbërritët këtu, kush ishin sfidat më të mëdha nën drejtimin e Shqipërisë? Cfarë ndryshon me punën ndër vite dhe kush janë sfidat më madhore të momentit?
Kjo është një sfidë e madhe , por mua më pëlqejnë sfidat. Puna ishte e madhe , sidomos 2 vitet e para , sepse na duhej të lëviznim në të gjithë Europën për të kërkuar lojtarët shqiptarë. Ne kemi arritur rezultate shumë të mira , por e jemi të ndërgjegjshëm se puna jonë nuk ka përfunduar ende. Qëllimi dhe fokusi tashmë janë më lart se c’ishin në fillim.
Si munde ti dhe Gianni de Biasi , ti gjenit këto lojtarë? Sa vende keni vizituar dhe sa ndeshje keni parë. Si reaguan lojtarët kur e kuptuan se po vëzhgoheshin , për tu bërë pjesë e kombëtares së Shqipërisë?
Së pari u përpoqëm të gjenim dhe listonim të gjithë lojtarët shqiptarë që luanin në vendet Europiane. Turi nisi nga Franca , Italia, Zvicra , Gjermania , Spanja, Greqia, Anglia, Suedia , Polonia, Kroacia, Turqia , Azerbaixhani, Cekia , Bullgaria , Ukraina , Norvegjia dhe vende të tjera. Kemi parë rreth 150 ndeshje ‘live‘ , por nga televizori dhe nga ambjentet e tjera , të paktën 300 , ndoshta më shumë.
Në fillim ishin të surprizuar. Disa nga ato kanë dy kombësi. Por dy vitet e fundit kanë treguar fleksibilitet dhe disponibilitet.
Kur morët drejtimin , Shqipëria ishte e 74-ta në renditjen e FIFA-s. Sot është e 42-ta, dhe shënjon një progres në këto 5 vjet. Dhe sa shumë mund të rritet Shqipëria?
Ishte një bashkpunim shumë i mirë me Federatën Shqiptare , kishim mbështetje të fortë. Kjo ishte baza që na ndihmoi të krijonim një forcë grupi , së bashku me lojtarët.
Do ta zgjasni kontratën? Do të jeni me lojtarët dhe për Kupën e Botës?
Po , do dëshiroja shumë , jam shumë i lumtur këtu ku jam , dhe jam i lumtur që bëj këtë punë.
Ku qëndron forca e ekipit? Cfarë mund të bëjnë më mirë lojtarët?
Forca e ekipit qëndron tek kurajo dhe që luajnë me zemër. Me këtë eksperiencë ato të të arrijnë një nivel më të lartë.
Në përgjithësi , si i motivoni lojtarët ?
Ato janë shumë të motivuar , vetëm me faktin që po luajnë në ekipin kombëtar. Nuk kanë nëvojë për gjë tjetër.
Si shkojnë pregatitjet përpara Kampionatit Europian ?
Unë besoj në oranizimin dhe pregatitjen fizike dhe mendore në cdo ndeshje dhe në cdo eveniment.
Ky Europian do të jetë i pari në historinë e Shqipërisë. Sa e vlen kjo për Shqipërinë , e cila është akoma në kërkim të rezultateve në futboll?
Kualifikimi është fantastik por e dimë që duhet të ecim përpara dhe të përmirësohemi. Duam të vazhdojmë të surprizojmë pa humbur cilrësi si , humanizmi , kurajo dhe pasioni.
A mund të shërbejë si frymëzim për Shqipërinë , historia e Leicester-it të Claudio Ranierit? Cfarë surprize ka rezervuar Shqipëria për EURO 2016?
Rezultatet e rëndësishme nuk ndodhin rastësisht. Cdo gjë nis me punë , sakrificë , përkushtim dhe këmbëngulje. Pasioni i lojtarëve tanë mund të na cojë në majë.
Mund të na thoni programin e 1 dite, në Francë ?
Po punojmë shumë fort , dhe me disiplinë. Stërvitje dy herë në ditë, atletikë , mbledhje teknike , por dhe zbavitje dhe relaksim.
Turneu europian po afrohet shpejt. A jeni nervozë ?
Kur një turne i kësaj rëndësie si EURO afrohet , cdo gjë ndryshon, por së pari është dëshira për të luajtur. Lojtarët duan të fillojnë të luajnë pas javësh të tëra përgatitje.
Shqipëria do të ndeshet me Francën , Rumaninë dhe Zvicrën, në raundin e parë. Mendon se ekipi mund të shkojë në raundin e dytë. Kush janë objektivat e Shqipërisë në këtë turne?
Kundërshtarët janë shumë të mirë , shumë të fortë. E dimë që duhet të japim 100 % , por gjithmonë duhet të besojmë tek më e mirë që të ruajmë vetë-besimin. Kështu që do të kalojmë fazën e grupeve dhe të shkojmë më tej.
A i keni analizuar kundërshtarët e grupit?
Sigurisht , shumë mirë madje !
A keni frikë nga terrorrizmi ?
Nuk mendoj fare për këtë gjë
A i përshtatet Znj. Tramezzani orareve dhe planeve tuaja? Angazhimet tuaja ju bëjnë që të jeni larg shtëpisë.
Kjo është puna ime , dhe shpesh herë duhet të sakrifikohet për familjen , kjo është marrveshja.
Shqipëria ka 11 lojtarë që kanë lindur në vende të tjera, ku 5 nga këto kanë lindur në Zvicër. Shumë janë të rinj dhe janë thirrur për herë të parë. Kush janë sfidat e formimin të këtij ekipi që është rezultat i diasporës , e shkaktuar nga lufata dhe cështjet politike?
Cdo lojtar që ka lindur në Shqipëri ndihet Shqiptar. Ato shfaqin një dashuri të madhe për flamurin dhe vendin. E admiroj krenarinë që lojtarët tregojnë, vecanërisht në fushën e lojës. Kjo më bën krenar , që i stërvis ato.
Kush janë pritshmëritë tuaja , cfarë është e mundur për Shqipërinë?
Shpresoj që të zhvillojmë një kompeticion të mirë dhe dua të falenderoj federatën për mundësinë për tu bërë pjesë e këtij ekipi të ri fitues.