Trajneri Gianni De Biasi , do të ketë në dispozicion të tij edhe katër futbollistë të tjerë. Sot grupi është plotësuar me katër futbollistë të tjerë, të cilët menjëherë janë vënë nën urdhërat e stafit dhe të trajnerit të përfaqësueses. Në çastet e fundit të stërvitjes së paradites, kanë mbërritur tre futbollistë, që vinin nga Zvicra. Taulant Xhaka, Armando Sadiku dhe Naser Aliji, nuk kanë preferuar të shkojnë në hotel por drejtëpërdrejtë nga aeroporti kanë zbarkur në kompleksin sportiv, në Bad Waltersdorf, për të takuar shokët e tyre. Madje me gjithë bagazhe me vete. Ardhja e tyre, ka krijuar një situatë të hhareshme në grupin tjetër të futbollistëve, të cilët sapo po përfundonin stërvitjen e paradites. Pasi janë takuar me trajnerin, stafin dhe shokët e skuadrës, të tre futbollistët, kanë hyrë në autobus për të shkuar në hotelin-rezidencë të kombëtares, ku menjëherë kanë veshur devizën e skuadrës dhe i janë bashkëngjitur regjimit të grupit. Pas dreke, ka mbërritur nga Azebajxhani i largët edhe Ansi Agolli, duke plotësuar edhe me katër emra, listën e Debiasit.
Plotësohet grupi, mbërrijnë edhe katër lojtarë