Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka organizuar dje në orën 16.30, cermoninë zyrtare të dekorimit të ekipit kombëtar të futbollit dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministrija e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe shumë përsonalitete të tjera të botës së futbollit. Pasi ka vlerësuar kualifikimin si një arritje historike, Presidenti Nishani ka përgëzuar lojtarët e kombëtares, stafin dhe trajnerin De Biazi dhe Federatën Shqiptare të Futbollit e Presidentin Armand Duka për këtë sukses të madh.
Kapitenit të ekipit kombëtar Lorik Cana, i është dorëzuar titulli i lartë “Nderi i Kombit” dhënë ekipit kombëtar të Shqipërisë, me këtë motivacion: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale te Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundesuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërise dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të baskuar se kurrë”.
Një tjetër vlerësim i Presidentit Nishani, erdhi edhe për institucionin e futbollit shqiptar. Ai dekoroi Federatën Shqiptare të Futbollit, me titullin “Mjeshtër i Madh”, me këtë motivacion:
“Për kontributin e rëndësishem dhe vizionar në drejtim të futbollit shqiptar gjatë viteve duke punuar me përkushtim, seriozitet, ndërgjegje dhe aftësi të larta profesionale për përzgjedhjen dhe grumbullimin e talenteve më të spikatura kombëtare dhe rritjen cilësore të këtij sporti mbarëpopullor. Për meritat e pamohueshme në arritjen e rezultatit historik që mundësoi kualifikimin e Shqipërise në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’.
Presidenti Armand Duka, duke përshëndetur dhe falenderuar Presidentin Buja Nishani premtoi se kjo nuk është surpriza e fundit e kësaj kombëtareje. “Ju garantojmë, se nuk do të shkojmë në Francë për turizëm. Ruajmë edhe surpriza të tjera”-deklaroi kreu i FSHF.
Presidenti Nishani dekoron Kombëtaren dhe FSHF