Një natë para ndeshjes me Francën, e vlefshme për Grupin A të Euro 2016, kombëtarja shqiptare është akomoduar në hotel “Pullman” të Marsejës. Rreth orës 15:50 të ditës së sotme në hotel është shfaqur një i ftuar i veçantë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka përfituar nga rasti për t’u takuar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe me trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi. Gjatë bashkëbisedimit të shkurtër Presidenti Nishani u ka uruar lojtarëve dhe stafit drejtues punë të mbarë dhe suksese në këtë aventurë historike.
Mësohet se kreu i shteti do të jetë i pranishëm edhe në tribunën “VIP” të stadiumit “Velodrome” për të mbështetur përfaqësuesen shqiptare. Presidenti Nishani do të qëndrojë në të njëjtin hotel me kombëtaren shqiptare.