Qëllimi yne minimal është të kalojmë grupin. Intervistë eksluzive me trajnerin e Zvicrës z.Vladimir Petkovic

Lindi më: 15 Gusht 1963 (53 vjec) , Sarajevë , Bosnja-Hercegovina

Gjatësia: 1.90 m

Pesha: 90 kg

Bashkëshortja: Liljana Petkovic

Fëmijët: Lea Petkovic, Ines Petkovic

Pozicioni: Mesfushor

Përgjatë karrierës aktive , Vladimir Petkovic ka luajtur me FC Sarajevo , e më pas me ekipe të ndryshme në Zvicër.

Edhe karriera e tij si trajner është bazuar më shumë në Zvicër. Ai ka drejtuar ekipet e Tessin , Macantone Agno dhe AC Bellinzona. Me Bellinzona ai mbërriti deri në finalen e kupës së Zvicrës në 2007/2008 , dhe u ngjit deri në kategorinë më të lartë.

Në Maj 2012 , ai drejtoi FC Soin , dhe në 2013 shkon tek Lazio, në serinë në të lartë Italiane. Me Lazio-n , Petkovic fiton kupën e Italisë. Pas Kampionatit Botëror 2014 , ai fillon të drejtojë kombëtaren e Zvicrës , duke zëvendësuar Ottmar Hitzfeld. Kontrata e tij u zgjat automatikisht meqë Zvicra u kualifikuar për në Kampionatin Europian.

Intervista:

Rruga për në ‘‘Euro 2016‘‘ ishte e vështirë. Pas tre humbjeve u renditët të dytët pas Britanisë së Madhe në Grupin E. Kush janë objektivat tuaja për në Francë?

Ne kërkojnë të kalojmë fazën e grupeve dhe të mbërrijmë në pjesën e dytë të turneut. Kur të mbërrijmë aty , do të gjejmë kohën për të shpallur synimet.

Në raundin e parë do të luani kundër Francës , Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është kundërshtari më i fortë për ju ?

Të treja janë ekipe të forta. Nuk do ishin pjesë e kampionatit nëse nuk do të ishin të forta. Nuk mendojmë se kampionati me 24 skuadra është ide e keqe. Ekipet më të mira të Europës luajnë në ‘‘Euro 2016‘‘ Cfarë mund të kërkosh më tepër? Megjithatë , kjo do të thotë se rruga drejt qëllimit tonë do të jetë shumë e vështirë. Nëse doni një emër për pyetjen , une them Franca. Ata janë favoritët jo vetëm të Grupit A , por dhe për fitimin e titullit.

Ju merrni pjesë për të katërtën herë në Kampionatin Europian. A është dicka e vecantë për ju , pjesmarrja në Francë ?
Është gjithmonë mirë nëse nuk je shumë larg shtëpisë. E lehtëson shumë udhëtimin.

Megjithatë, kur je në krye të detyrës nuk e ndjen shumë ndryshimin. Shpresoj që shumë tifozë Zvicerianë do të vijnë për ta mbështetur ekipin. Qytetet ku do luhet , nuk janë shumë lart Zvicrës…..

Cfarë pritshmërish keni nga ekipi i Shqipërisë ?

Së pari , ekipi shqiptar e meritoi totalish kualifikimin. Ato bënë një punë të mirë në një grup që nuk ishte i lehtë. Një ekip që mundi Portugalinë në Portugali është e aftë të arrijë edhe më shumë. Kanë lojtarë shumë të fuqishëm. Kanë një frymë ekipi shumë të mirë. Janë ekpi i vështirë , jo vetëm për ekipin e Zvicrës. Ana mediatike ka shumë emocione , madje është përdorur dhe terminologji e arteve marciale për këtë ndeshje. Me të vërtetë është një ndeshje e vecantë , megjithatë në fund të fundit mbetet një ndeshje futbolli, që do e fitojë skuadra më e mirë.

Shumë lojtarë shqiptarë luajnë për ekipin Zvicerian. Kë njihni më mirë nga ato?

Ne , i njohim shumë mirë, dhe e di mjaft mirë që ka dhe lojtarë të tjerë nga kampionate të ndryshme. Nuk ka nevojë të përmendim emra.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e drejtoi Shqipërinë për të parën herë në histori, në Kampionatin Europian.

Një punë e mirë nga një person e shkëlqyer. Ne luajtëm kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës , dhe ishin një ekip shumë i vështirë për tu mundur. Deri më tani , ata janë përmirësuar shumë. Mendojmë që De Biasi ka gjetur talentet , shpirtin dhe disiplinën e duhur .

Mendimi juaj : Kush do ta fitojë ‘‘Kampionatin Europian 2016‘‘?

Franca .