Pas dy javësh grumbullim, kombëtarja shqiptare e futbollit, do të ketë 29 orë në dispozicion për tu relaksuar. Vendimi është marrë nga trajneri Gianni De Biasi. Të gjithë futbollistët dhe stafi, do të jenë të lirë, nga ora 17.00 e pasdistëes, deri neser në orën 22.00. Futbollistët, do të bashkohen me familjet dhe të afërmit e tyre dhe do të çirohen disi nga disiplina e këtyre ditëve. “E kishim programuar një pushim të tillë, për t’i qetësuar disi futbollisët të cilët mund të bashkohen me njerëzit e tyre të dashur. Mendoj se kjo do të shërbejë për mirë duke përmirësuar gjendjen e tyre psikologjike pas dy javëve vërtet të lodhshme. Për më tepër, që na pret një peirudhë akoma më intensive pas nisjes të hënën për në Francë”-deklaroi për faqen zyrtare të FSHF, trajneri Gianni De Biasi. Edhe ai, si gjithë të tjerët, u bashkua me familjen e tij.
Relaks 29 orë, pastaj fillon “karantina”