Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës me Francën që do të luhet në stadiumin “Velodrome” të Marseille-s.
Trajneri Gianni De Biasi ka vendosur të ndajë skuadrën në dy pjesë, me lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen ndaj Zvicrës që kanë punuar rregullisht për 80 minuta, kryesisht me ushtrime të lehta dhe pa ngarkesë fizike.
Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, që përbëhej nga lojtarët e aktivizuar në ndeshjen e së shtunës ndaj Zvicrës, kanë kryer një seancë të veçuar prej 60 minutash nën kujdesin e stafit atletik.
Tekniku De Biasi u ka qëndruar pranë lojtarëve në çdo moment duke vëzhguar çdo detaj.
Në fakt, kjo ka qenë e vetmja seancë stërvitore për këtë pjesë të grupit, që i është nënshtruar një regjimi të rreptë. Si zakonisht për 15 minuta stërvitja ka qenë e hapur për mediat.
Seanca e paradites, Kombëtarja ndahet në dy grupe