Seanca e pasdites, Kombëtarja përgatit aspektin taktik
Pas seancës së paradites, Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushën e stërvitjes rreth orës 17:30 për t’u dhënë fund përgatitjeve në kampingun kuqezi në Perros Guirec. Sipas axhendës, të martën në orën 11:00 skuadra do të niset drejt Marseille-s për takimin e së mërkurës në mbrëmje.
Kuqezinjtë e nisën me vrapim dhe ushtrimeve të lehta fizike, ndërkohë që më pas stafi është fokusuar në veprimet taktike në prag të duelit me Francën. Kjo seancë stërvitore ka zgjatur për 90 minuta.
Mesfushori Ergys Kaçe është stërvitur fillimisht i diferencuar, por stafi kuqezi konfirmon se nuk ka dëmtim serioz dhe se Kaçe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Francës. Edhe kjo seancë ka qenë e hapur për mediat në 15 minutat e para.