Lindur më : 27 Korrik 1990 (25 vjec ) Kavajë , Shqipëri
Gjatësia : 1,88 m
Pesha: 79 kg
Ekipi : Istanbul Basaksehir
Roli : sulmues
Këmba e preferuar : e djathta
Intervista:
- Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Është si një ëndërr e bërë realitet. Është padyshim gjëja më e mirë që më ka ndodhur në karrierën time deri tani , dhe ndjehem shume mire , që jam pjesë e këtij eventi. Do të jam më të mirën timë për mos ndalur ëndrrën këtu.
- Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Besoj se kjo është historike për ne – pjesmarrja në këtë kompeticion gjigand , për herë të parë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit. Dhe nuk do të ndalim këtu, ne do të bëjmë surprizën e Kampionatit Europian.
- Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kontaktin e parë e kisha në vitet 2007-2008 , e më pas nënshkrova një kontratë 4 –vjecare me ekipin e qytetit tim, Besa të Kavajës.
- Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Së pari , jam I sigurt që të gjithë futbollistët e rinj shqiptarë janë motivuar shumë nga suksesi I ekipit kombëtar. Ato duhet të besojnë tek vetja dhe të punojnë fort për tu bërë lojtarë profesionist.
Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Ne si ekip , besojmë tek vetvetja dhe do të japim më të mirën për të bërë surprizën në kampionatin europian. Kalimi i fazës së grupeve do të jetë hapi I parë. Është e rëndësishme të fitojmë , do të ishte e jashtzakoshme, nëse do të ndihmoja duke shënuar.
- Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?
Besoj se finalja do të luhet mes Francës dhe Shqipërisë (qesh).