Ka nisur në orën 08.30, stërvitja e paradites e ekipit kombëtar të futbollit. Futbollistët kanë zhvilluar kryesisht streçing, sprinted he ushtrime të tjera fizike. Me përjashtim të portierëve të cilët janë stërvitur, si gjithmonë më vete pjesa tjetër e skuadrës, i është nënshtruar të njëjtit regjim në drejtimin e përgatitësit Belle. Stërvitja është zhvilluar në kompleksin sportive “Yves Jannou” në Perros Guirec. Ajo është ndjekur nga i gjithë stafi i FSHF dhe nga disa media të pranishme këtu në Francë. Një pjesë e stërvitjes, pjesa e streçingut është zhvilluar në palestrën që ndodhet pranë fushës ku zhvillohet stërvitja. Stërvitja është zhvilluar në kushte mjaft të mira. Koha ka qenë e vranët por nuk ka rënë shi, gjatë zhvillimit të saj. Temperatura në Perros Guirec sot ka qenë 14 gradë Celsius.
Stërvitja e paradites, kombëtarja përgatitet herët