Muskuj, intensitet dhe goditje në portë. Kështu mund të përmblidhje me një fjali, seanca e paradites e skuadrës tonë kombëtare. Ajo nisi fiks në orën 10.00 dhe e vetmja pjesë rellativisht e qetë ishte fillimi i saj. Më pas u kalua në përgatitjen atletike, e cila u shoqërua nga një intensitet ushtrimesh në tendën-palestër. Vlen të theksohet, se parametrat fizikë të të gjithë futbollistët, kontrollohen nga stafi teknik dhe trajneri De Biasi me sistem GPS. Më pas u kalua në fushën nr. 1 të kompleksit sportiv të Bad Waltersdorf. Atje janë aplikuar disa ushtrime taktike me një intensitet të lartë, të cilat shoqëroheshin me goditje në portë. E gjithë kjo pjesë ashtu si edhe e ushtrimeve fizike, u zhvilluan me një intensitet të lartë, nga ana e futbollistëve dhe e stafit të kombëtares.
Stërvitja e parë, intensitet dhe goditje në portë