Përsëri intensitet dhe seriozitet, të gjitha këto në sytë e dhjetra tifozëve shqiptarë, që kanë ndjekur për rreth 75 minuta stërvitjen e kombëtares sot pasdite. Ajo ka filluar në orën 17.30 dhe ka patur më shumë element tektikë dhe tektike brenda saj. Fillimisht janë zhvilluar tipe të ndryshme kuadratesh dhe lojë me porta të vogla në hapësira shumë të ngushta. Pas ushtrimeve fizike, kombëtarja ka vazhduar programin e saj, si edhe paradite duke e zhvilluar pjesën e dytë të seancës, në fushën kryesore. Janë aplikuar ushtrime taktike përpara portës, me grupe të vogla futbolltësh, ku një pjesë mbronte ndërsa pjesa tjetër sulmonte. Të gjitha këto ushtrime përfundonin me goditje në portë. Në stërvitje kanë marrë pjesë edhe Ansi Agolli qe ka mbërritur rreth orës 15.00, Taulant Xhaka, Armando Sadiku dhe Naser Aliji. Por ata janë stërvitur në mënyrë individuale dhe jo bashkë me grupin tjetër të futbolistëve. Madje e kanë mbyllur stërvitjen përpara shokëve të tyre, që kanë vazhduar normalisht. Një grup tjetër tifozësh shqiptarë, kanë ardhur sot pasdite dhe kanë ndjekur të gjithë seancën stërvitore, ndërkohë që pas përfundimit të saj, ata kanë bërë fotografi dhe kanë marrë autografe nga lojtarët kuqezinj. Edhe nesër regjimi i skuadrës vazhdon me 2 stërvitje në orën 10.00 dhe 17.30 dhe me konferencën e shtypit në orën 12.00.
Stërvitja e pasdites, marrin pjesë edhe 4 të sapoardhurit