Talentet e Zagrebit bëhen protagonistë
Lokomotiva e Zagrebit është pranë kualifikimit në Europa League, ndërsa tre shqiptarët e saj Herdi Prenga, Eros Grezda dhe Endri Çekiçi vazhdojnë të jenë protagonistë. Talentet e Kombëtares U-21 ishin titullarë në fitoren 2-0 kundër Osijek-ut në Zagreb.
Ndërkaq, Rijeka ka fituar sërish në supersfidën kundër Hajduk Splitit. Bekim Balaj e nisi titullar në Split, ndërsa Roshi nuk ishte i grumbulluar.
Një ndeshje aspak e lehtë për Rijekën, që e mbylli pjesën e parë në disavantazh, ndërsa në minutën e 53-të Balaj u zëvendësua dhe pikërisht zëvendësuesi i tij Veshoviç shënoi 3 minuta më pas. 11 minuta para fundit erdhi edhe goli i fitores 2-1 për Rijekën, që vazhdon ta mbajë gjallë garën për kreun, duke ia shtyrë festën Dinamos së Zagrebit.