Kanë qenë disa dhjetra tifozë shqiptarë, që vizituan sot paradite ekipin kombëtar në stërvitjen e parë të skuadrës tonë kombëtare. Të ardhur nga zonat rreth Bad Waltersdorfit, së bashku me shumë fëmijë, ata kanë parë nga afër idhujt e tyre kuqezinj. Pasi kanë ndjekur stërvitjen nga shkallët e stadiumit, ata kanë pritur së bashku me fëmijët futbollostët kuqezinj përpara se të hiplinën në autobus. Shumica e fëmijëve ishin të veshur me uniformën e kombbëtares dhe kërkuan autoggrafe nga lojtarët kuqezinj. Gjithashtu u bënë edhe shumë foto me lojtarët e kombëtares, të cilët i pritën me kënaqësi, tifozët e pranishëm dhe jua plotësuan të gjthëve dëshirat për foto apo autograph. Ata premtuan se do të vinin përsëri, ndërkohë që shumica konfirmoi se kishte prerë biletat, për ndeshjen e parë miqësore kundër Katarit, që do të zhvillohet më datë 29 maj në Hartburg.
Tifozë shqiptarë, vizitojnë kombëtaren