UEFA ka qenë e pranishme në hotel “Frankenstein”, nëpërmjet grupit të saj për të kryer testet antidoping, tek disa futbollistë të kombëtares shqiptare. Është një kontroll rutinë, i cili aplikohet tek të gjitha skuadrat të cilat janë grumbulluar për tu përgatitur për finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Sipas mjekut të skuadrës Arben Çeliku: “Kjo është një proçedure të përcaktuar më parë, ku çdo skuadër, deklaron vendet ku do të stërvitet. UEFA, pa lajmëruar vjen për të bërë testet e saj për lojtarët që zgjedh. Kështë vepruar edhe sot paradite përpara stërvitjes së parë ditori, e të kombëtares. Kanë kryer testin antidopin nga futbollistët: Berisha, Cikalleshi, Abrashi, Cana, Hysaj, Lenjani, Memushaj, Xhimshiti.
Ishin programuar edhe Kukeli dhe Agolli të cilët u zëvendësuan nga Lila dhe Basha.