“Vellodrome”, Shqiperia dhe Franca stervitjet e fundit
Franca dhe Shqiperia, kane zhvilluar stervitjet e fundit ne stadiumin “Vellodrome” te Marsejes. Fillimisht Franca, ka zbritur ne fushen ku neser do te zhvillohet ndeshja. Me pas ne oren 20.30, ne fushen e lojes ka dale Shqiperia, e cila ka zhvilluar per rreth nje ore stervitjen e saj te fundit. Fillimisht vrapime te lehta dhe loje. Pastaj skuadra ka vazhduar nen drejtimin e pergatitesit atletik, sprinte dhe strecing. Me pas, eshte kaluar ne nje miks ushtrimesh taktike te nderthurura edhe me goditje ne porte. Pas me shume se nje ore, skuadra eshte nisur per ne rezudencen e saj ne hotel “Pullman”, per te vazhduar sipas programit.