FSHF, dyqane dhe pikë informacioni në Marsejë

Federata shqptare e futbollit, për të krijuar sa më shumë lehtësi për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Francë – Shqipëri, që do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Vellodrome” të Marsejës, ka bërë disa organizime mjaft interesante dhe praktike. Kështu janë hapur dy dyqane me bluzat e Kombëtares dhe shumë artikuj të tjerë nga merchandizing zyrtar i kombëtares, që FSHF ka organizuar për t’i sjellë afër tifozëve të Shqipërisë. Adresa e tyre në Marsejë janë si më poshtë: Dyqani i parë gjendet në 22, Rue de la Loge 13002 Marsejë Metro1, Station Vieux Port. Ndërsa dyqani i dytë: 3, Boulevard Rabatau, 13008 Marsejë Metro 2 Station Rond Point du Prado.

Gjithashu, është hapur një pikë informacioni (Infopoint) për tifozët, pranë qendrës The Cube, në portin e vjetër të Marsejës, ku FSHF në bashkëpunim me Bëshkine e qytetit bregdetar francez, kanë vënë në dispozicion edhe një fletëpalosje dhe informacione të ndryshme në lidhje me ditën stadiumin, dyqanet dhe info te tjera te dobishme si parkimi, transporti publik, etj. Dyqanet dhe pika e informacionit janë frekuentuar sot nga qindra tifozë shqiptarë.

Video