Është përcaktuar zyrtarisht, rezidenca e ekipit kombëtar, gjatë finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016”. Ajo do të jetë Hotel “L’ Agapa SPA”, 5* Perros Guirec, France. Këtu ekipi do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së finaleve duke nisur nga data 6-23 qershor (sipas rregullores së UEFA-s, e cila kërkon që të gjitha ekipet pjesëmarrëse duhet të jenë të akomoduara në Francë, 5 ditë përpara se të fillojë zyrtarisht aktiviteti). Këtu është përfshirë edhe vazhdimi i qëndrimit në të, në rast se Shqipëria do të vazhdojë rrugën për më tej.
Por kjo nuk do të jetë e vetmja rezidenctare e skuadrës kombëtares shqiptare, në fushatën e saj për finalet e Francës. Sepse, minimalisht janë prenotuar edhe tre hotele të tjerë, në Lens, Marsejë dhe Lion, ku skuadra do të qëndrojë një ditë përpara dhe ditën e ndeshjeve me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.