Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala ishte ndër protagonistët kryesorë mes kuqezinjve që aktivizohen në Evropës, duke u shndërruar në hero Slovan Liberec ka një hero. Të shtunën e kaluar, ai shënoi të dy golat e takimit në suksesin 2-0 përballë Vysocina Jihlavas në takimin e vlefshëm, për javën e 25-të në Synot Liga (kategoria e parë e Republikës Çeke). Mesfushori zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-t me një diagonale të saktë nga jashtë zonës me të majtën. Pa mbaruar pjesa e parë Shala shënoi edhe golin e dytë, kur goditi sërish me të të majtën brenda zonës nga një pozicion i prirët dfhe duke e kaluar topin poshtë trupit të portierit. Me dopietën e fiksuar këtë javë, mesfushori 24-vjeçar është ngjitur në kuotën e 6 golave të shënuar. Shala është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën e Slovan Liberec, që aktualisht renditet në vendin e katërt, që e çon në Europa League.
Shala shndërrohet në heroin e Liberec