Sadiku, imazhi i një marke të njohur
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku ka nënshkruar në kontratë sponsorizimi me kompaninë e njohur sportive “Nike”, duke u bërë bërë pjesë kështu e një liste yjesh të futbollit botëror që janë bërë imazhi i markave nga më të mirat.
Futbollisti shqiptar, i cili po kalon një formë mjaft të mirë, duke shkëlqyer në radhët e Vauzit, ku u huazua në muajin janar, nuk është i pari kuqezi që arrin të përfitojë një kontratë të tillë sponsorizimi, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe yje të tjerë të Kombëtares.