Cana e Lenjani mbeten në stol te Nantes
Nantes ka barazuar 1-1 me Marseille në transfertë, duke marrë një pikë të rëndësishme që e mban në mesin e tabelës dhe e lejon të shohë me qetësi nga fundi i sezonit. Në këtë sfidë të dy shqiptarët e Nantes, Lorik Cana dhe Ermir Lenjani, e kanë nisur nga stoli. Vetëm Lenjani u aktivizua 8 minuta para përfundimit, kur rezultati ishte vulosur në 1-1. Për Canën ishte një rikthim në shtëpi, pasi te Marseille ka luajtur për katër vjet.