FSHF shpreh keqardhjen qe ne kete moment fantastik te historise se futbollit tone qe po e jetojme te gjithe se bashku fale djemve te Kombetares, trajnerit dhe ekipit drejtues te FSHF, nje profil fallco ne facebook dhe nje status i rreme i Xherdan Shaqirit marrin jehone permes portalesh te caktuara duke demtuar imazhin e FSHF. Ne vleresojme cdo pikepamje kritike mbi punen dhe nuk mund t’i heqim te drejten askujt qe te mendoje se Kombetarja duhet te fitoje cdo ndeshje dhe uron qe fallcitetet e profileve te rreme ne facebook te mos perfshihen ne debatin e shendetshem pasi demtojne rende Kombetaren ne kete moment historik.
FSHF u eshte mirenjohese te gjithe lojtareve te Kombetares per perkushtimin e tyre maksimal dhe pavaresisht fjaleve qe i merr era, ka bere e do te beje vetem nje politike: Dyer te hapura per kedo sipas merites!
FSHF: Profilet false demtojne imazhin e Shqiperise