Përmes një ceremonie gala, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot uniformat e reja të Kombëtares së Futbollit, që kuqezinjtë do të mbajnë veshur në finalet e Kampionatit evropian “Francë 2016”.
Në eventin e organizuar na ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë dhe të drejtuar nga aktori i njohur, Arben Derhemi, kanë marrë pjesë personalitete të spikatura të futbollit, drejtuesit e FSHF-së dhe si edhe lojtarët e kombëtares, të cilët mbanin veshur uniformat e përgatitura posaçërisht për këtë kompeticion historik nga sponsori i ri teknik i kuqezinjve, “Macron”.
Ceremoninë gala e kanë përshëndetur presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, kapiteni i skuadrës, Lorik Cana dhe përfaqësuesi i kompanisë “Macron”, Roberto Mazzolari.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të kënduar nga tenori Kastriot Tusha, ishte Etrit Berisha ai që prezantoi i pari uniformën e portierit. Më pas Lorik Cana ka sfiduar me uniformën e parë me ngjyrat kuqezi e me radhë mërgim Mavrja e bekim Balaj me uniformat e bardha dhe taulant Xhaka me Shkëlzen Gashin me fanellat e treta të zeza.
Në galanë “Prezantimi i uniformave të Kombëtares”