![](https://euro.fshf.org/wp-content/uploads/2016/05/ansi.jpg)
Agolli, titulli i tretë radhazi
Mbrojtësi i Kombëtares, Ansi Aglli fitoi me Qarabag-un titullin kampion për të tretin vit radhazi. Skuadra e shqiptarit mundi rivalen direkte, Ziran, me rezultatin 2-0 pas një ndeshjeje të dominuar. Qarabag-u do të luajë në turin e dytë të Champions League. Këtë sezon, skuadra e Agollit dominoi në çdo aspekt, duke regjistruar 12 fitore radhazi në kampionat dhe Kupë.