Ajeti, e kuqja premiere në Serinë A
Mbrojtës kuqezi. Arlind Ajeti “skuqet” për herë të parë në Serinë A. Ka zgjatur 18 minuta ndeshja e sotme e Arlind Ajetit, i cili në ndeshjen Kievo-Frozinone ka dalë me karton të kuq direkt.
Në minutën e 18-të, kur Frozinone kryesonte 1-0, Ajeti kreu një ndërhyrje mjaft të ashpër me këmbën ngritur ndaj sulmuesit mik Floro Flores, duke mos i shpëtuar ndëshkimit të merituar me karton të kuq.