Aliji, mes më të mirë këtë javë te Basel

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji kanë bërë një paraqitje pozitive me Basel-in këtë të dielë, teksa kampionët e Zvicrës arritën një fitore tenistike me rezultatin 7-0 ndaj St. Gallen. Mesfushori Xhaka luajti se zakonisht për 90 minuta, duke qenë protagonist, ndërsa mbrojtësi Aliji u aktivizua pas minutës së 45-të, por paraqitja e tij ka qenë mjaft e mirë, duke marrë vlerësime mjaft pozitive në fund të takimit. Në fakt, Aliji dha dy asiste në golin e katërt dhe të shtatë të Basel-it, duke rritur kuotat për të fituar një vend stabël në formacionin e kampionëve.