Austri-Shqiperi, fillon shitja e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se ka filluar shitja e biletave per ndeshjen Austri – Shqiperi, e cila do te zhvillohet ne stadiumin “Ernst Happel” ne daten 26 Mars, ora 17.30. Rezervimi i biletave do te behet ne adresen e emailit: marketing@fshf.org.al . Çmimet e biletave per kete ndeshje jane 24 euro.

Austria është gjithashtu, një prej 24 finalisteve të Kampionatit Europian. Ajo gjendet në grupin F, së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë. Ndërkohë Shqipëria, luan në grupin A së bashku me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën.