Bajerni ndjek Eseid Hysajn!

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj mund të transferohet te Bayern Munich gjatë merkatos verore. Futbollistit shqiptar i kanë vlejtur performancat e shkëlqyera me Napolin gjatë këtij sezoni, që duket se kanë bindur drejtuesit e klubit bavarez për ta transferuar në Bundesligë.

Gazeta e Napolit “Il Mattino” zbuloi se drejtori teknik i rekordmenëve, Mikael Reshke, të hënën ishte në stadiumin “San Paolo” për të ndjekur nga afër shkodranin në ndeshjen Napoli-Atalanta (2-1). Sipas saj, kampionët e Gjermanisë janë gati të ofrojnë rreth 18 mln euro për shërbimet e 22-vjeçarit, një shifër sigurisht e parefuzueshme nga drejtuesit e klubit italian. Në Mynih, Hysaj shihet si pasuesi i kapitenit Filip Lahm, aktualisht 32 vjeç, teksa braziliani Rafinja pritet të transferohet tek Arsenali. Për Hysajn interes kanë shfaqur edhe klube të tjera të mëdha të kontinentit.